Sbunker
Sbunker
Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.
Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën. Kontakti: [email protected]
Stalled Dialogue and Rising Tensions in Kosovo–Serbia Relations
In this episode, Fitim Gashi, Executive Director at Sbunker, and Dr Marko Savković, Senior Advisor in the ISAC Fund, discuss the stalled Kosovo–Serbia dialogue, highlighting ongoing crises, low trust, and limited progress in implementing agreements. It examines the EU’s role, key political obstacles, and rising regional tensions, concluding that without stronger political will and clearer direction, meaningful normalization remains unlikely.
Apr 18
40 min
Balkan Threads – E3: Exploring Identities and Languages Across Macedonia and Kosovo
In the third episode of the Balkan Threads podcast, we explore Macedonia and Kosovo with Lura Pollozhani. Lura takes us on a journey from the shores of Lake Ohrid, moving through the dialects of Albanian and Macedonian, to the streets of Skopje and Prishtina. We discuss what it means to grow up speaking multiple languages, why multilingualism matters, and how governments can better support citizens in linguistically diverse societies. 🎙️Hosted by Lazar Tripinovic.
Feb 27
37 min
Balkan Threads - E2: Youth Perspectives on Multiculturalism and Traditions in Vojvodina
In the second episode of the Balkan Threads podcast, we discuss Vojvodina with Mirjana Gabric. We explore what makes Vojvodina a unique region within Serbia and how it is shaped by a mix of ethnicities, languages, and traditions. We also discuss the city of Prizren, drawing parallels between these geographically distant parts of the Balkans and reflecting on the perspectives shaped by living in multicultural environments.🎙️Hosted by Lazar Tripinovic.
Dec 22, 2025
28 min
Balkan Threads - E1: Youth Perspectives on Belonging and Identity in Sandzak
In the first episode of the Balkan Threads podcast, we talk about Sandzak with Vernesa Colic. What makes this Serbian region unique, and how did the Ottoman Empire shape its cultural life? We also explore interfaith relations, focusing on how the region’s Muslim majority coexists with the Christian Orthodox community. The conversation concludes with reflections on identity and belonging.🎙️Hosted by Lazar Tripinovic.
Nov 4, 2025
20 min
"Përtej ekstremizmit" - Episodi i gjashtë me Bekim Baliqin
Në episodin e gjashtë dhe të fundit të serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit”, bisedojmë me dekanin dhe profesorin e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi. Mes tjerash, profesori Baliqi shprehet se:🌍 Krizat e fundit ekonomike dhe të sigurisë në botë kanë nxitur rritjen e ekstremizmit të djathtë në shumë vende. Edhe pse Kosova dhe Ballkani nuk janë të ekspozuar në të njëjtin nivel, kjo nuk do të thotë se jemi të paprekshëm. Duhet të jemi vigjilentë dhe të marrim masa parandaluese. Në Kosovë, tash për tash, ky fenomen është i kontrolluar.🧨 Që nga vitet ’90, Ballkani ka qenë dëshmitar i ekstremizmit etnonacionalist me pretendime territoriale. Këto ideologji ende janë prezentë në skenën politike të shumë vendeve të rajonit. 📣 Në Kosovë, diskursi populist ofron "zgjidhje të shpejta" në vend të ndërtimit të politikave afatgjata e të qëndrueshme. Kjo përforcohet nga polarizimi shoqëror dhe diskursi shovinist, që e nxit ndarjen dhe tensionin ndërmjet qytetarëve.Të papunët, të zhgënjyerit, dhe grupet e margjinalizuara – janë terren i përshtatshëm për radikalizim. Populizmi gjeneron mite të pastërtisë etnike dhe nxit fajësimin e elitave të “korruptuara” që “lanë vendin bosh”. Kjo lëvizje krijon një ndarje të rreme: “Ne, populli i vërtetë” kundër “atyre, elitave të korruptuara”. Ata që kanë pushtetin, pasurinë dhe ndikimin – stigmatizohen si armiq. Ky narrativ krijon një ndarje të rrezikshme sociale që mobilizon votuesit.🇪🇺 Në shumë vende të Evropës, partitë e djathta kanë fituar terren përmes diskursit kundër emigrantëve, islamofobisë dhe përjashtimit të grupeve të ndryshme. Kjo ndodh edhe në shoqëritë ku ekzistojnë elemente ende të patejkaluara të patriarkalizmit, mizogjinisë, dhe stereotipeve gjinore apo brezore.🌈 Ndonëse publikisht shprehet mbështetje për të drejtat e komunitetit LGBTI+, në asnjërën nga partitë politike në Kosovë nuk ka figura të deklaruara nga ky komunitet në pozita publike. Kjo dëshmon kufizimet e vërteta të përfshirjes dhe barazisë.📢 Dëgjojeni episodin e plotë me profesor Bekim Baliqin në Youtube apo Spotify!Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.Moderator: Kreshnik GashiSigla: Atdhe Hoda#Podcast #PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi
May 27, 2025
43 min
"Përtej ekstremizmit" - Episodi i pestë me Besa Kabashi-Ramaj
Radikalizmi islamik në Kosovë nuk ishte organik. Ai nuk u rrit nga brenda, sepse identiteti kombëtar ka qenë i pakontestueshëm, pavarësisht religjioneve apo ndikimeve të ndryshme. Radikalizmi u ushqye nga jashtë – nga elemente të huaja që vepruan kundër interesit kosovar.Politika përdor shpesh tema të ndjeshme kombëtare si teknikë manipulimi për të ndikuar opinionin publik dhe për të arritur pushtet. Kjo përzierje mes patriotizmit dhe nacionalizmit krijon mjegull në perceptimin shoqëror, duke e bërë më të vështirë ndarjen mes interesit të përgjithshëm dhe ambicieve politike.Një nga sfidat më serioze për demokracinë në Kosovë është vetëkënaqësia – një ndjenjë e rreme rehatie që i mban qytetarët larg realitetit. Kjo gjendje e bën të paqartë kufirin mes të vërtetës dhe propagandës, mes fakteve dhe opinioneve, duke lehtësuar manipulimin.Lufta hibride zhvillohet duke shfrytëzuar polarizimet e brendshme dhe pasiguritë shoqërore. Aktorët e huaj e përdorin këtë klimë për të minuar shtetësinë e Kosovës, duke e diskredituar atë përmes dezinformimit dhe instrumentalizimit të brishtësisë së institucioneve.Për Rusinë, kjo situatë përbën terren të përshtatshëm për zhvillimin e luftës hibride – me kosto të ulët por ndikim të lartë. Ajo nuk ka nevojë të krijojë kriza të reja, mjafton t’i shfrytëzojë ato që ekzistojnë për të arritur objektivat e saj.Stabiliteti shoqëror dhe shtetëror varet nga tre komponentë të ndërlidhur: siguria njerëzore, besimi në institucione dhe kufizimi i ndikimit të jashtëm. Dështimi në cilindo prej tyre krijon hapësirë për radikalizim dhe manipulim të opinionit publik.Dëgjojeni episodin e pestë të podkastit “Përtej Ekstremizmit” me Besa Kabashi-Ramaj në kanalin tonë në Youtube apo Spotify.Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.Moderator: Kreshnik GashiSigla: Atdhe Hoda#PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi #RadikalizmiIslamik #Podcast
May 20, 2025
45 min
"Përtej Ekstremizmit" - Episodi i katërt me Mirza Buljubasic
A mundet ekstremi i djathtë të vijë në pushtet në Ballkan? A paraqet ende kërcënim për paqen në rajon?Në episodin më të ri të podkastit tonë, biseduam me Mirza Buljubašić, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë Penale, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë. Mirza ngre shqetësime të thella mbi mënyrën se si grupet ekstreme në Ballkan e fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa maskës së social-demokracisë.Ai tregon sesi shumë politikanë në rajon vetë-identifikohen si “socialdemokratë”, por nëse i analizojmë me vëmendje diskurset e tyre shohim se ata promovojnë ide përjashtuese dhe autoritariane. Kjo strategji, sipas Mirzës, nuk është e rastësishme—por një përpjekje e qëllimshme për të zgjeruar bazën elektorale përmes gjuhës së kujdesit social.Mirza thekson se për të kuptuar format e reja të ekstremizmit, duhet të largohemi nga kategoritë tradicionale politike. Shumë parti në Ballkan shfaqen si pro-evropiane, por nuk zbatojnë asnjë nga vlerat që i shpallin në letra si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.Në fund, ai e përmbledh me një thirrje për ta lufuar fashizmin brenda nesh, si mënyra më e mirë për ta luftuar atë individualisht dhe kolektivisht.Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube apo Spotify.Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.Moderator: Kreshnik GashiSigla: Atdhe Hoda#PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi #Ballkani
May 13, 2025
44 min
"Përtej Ekstremizmit" - Episodi i tretë me Sasa Djordjevic
🎙Në episodin e tretë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Saša Djordjevic Analist i lartë nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.Saša flet për ekstremizmin dhe rritjen e së djathtës ekstreme në Ballkan, duke e krahasuar me kontekstin e Evropës Perëndimore. Sipas tij, etno-nacionalizmi është forma më e përhapur e ekstremizmit në rajon dhe shpesh shndërrohet në dhunë.Ai po ashtu ndan të dhëna nga hulumtimet mbi grupet ekstreme dhe mënyrat e financimit të tyre, si dhe diskuton për ekstremizmin fetar dhe presionin politik që pengon hetimet mbi rrjetet financiare që i mbështesin ato.📌 Sipas Saša-s, edhe pse e djathta ekstreme po rritet në të gjithë rajonin, intensiteti i saj ndryshon nga një vend në tjetrin.🎧 Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube për të kuptuar më shumë mbi sfidat dhe kontekstin e ekstremizmit në Ballkan.Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
May 6, 2025
38 min
"Përtej Ekstremizmit" - Episodi i dytë me Fatjona Mejdinin
🎙 Në episodin e dytë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Fatjona Mejdinin – gazetare me përvojë të gjatë dhe Drejtoreshë e Observatorit të Evropës Juglindore, pranë Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).👉 Me Fatjonën flasim për praninë e ekstremizmit të djathtë dhe etno-nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri, për shkaqet historike të ngritjes së tyre në rajon dhe Evropë, për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe komuniteteve LGBTQ+, si dhe për racizmin ndaj pakicave – veçanërisht ndaj komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptasë – dhe emigrantëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Ballkanin Perëndimor.💬 Fatjona na fton t’i shohim këto sfida si mundësi për të pasuruar shoqëritë tona me vlerat evropiane të bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore.Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Apr 29, 2025
52 min
"Përtej Ekstremizmit" - Episodi i parë me Adelina Hasanin
Episodi i parë i serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit” sjell bisedën me Adelina Hasanin, autore e raportit hulumtues të Sbunkerit mbi luftimin e ekstremizmit në Kosovë. Në këtë episod ajo flet për ekstremizmin e djathtë, ekstremizmin fetar, etno-nacionalizmin, lëvizjet anti-gjinore, bullizmin në shkolla, dhe ndikimin e rrjeteve sociale duke ofruar një përmbledhje të mënyrës së shfaqjes së këtyre dukurive, lidhjeve mes tyre dhe ndikimit që kanë në diskursin publik dhe në zhvillimet shoqërore e politike.Kjo seri e podkasteve u zhvillua në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë Prirjet, sfidat dhe kundërmasat”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.Moderator: Kreshnik GashiSigla: Atdhe Hoda
Apr 22, 2025
57 min
Load more