Sbunker
Sbunker
Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.
"Përtej Ekstremizmit" - Episodi i tretë me Sasa Djordjevic
38 minutes Posted May 6, 2025 at 1:39 pm.
0:00
38:02
Download MP3
Show notes

🎙Në episodin e tretë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Saša Djordjevic Analist i lartë nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Saša flet për ekstremizmin dhe rritjen e së djathtës ekstreme në Ballkan, duke e krahasuar me kontekstin e Evropës Perëndimore. Sipas tij, etno-nacionalizmi është forma më e përhapur e ekstremizmit në rajon dhe shpesh shndërrohet në dhunë.

Ai po ashtu ndan të dhëna nga hulumtimet mbi grupet ekstreme dhe mënyrat e financimit të tyre, si dhe diskuton për ekstremizmin fetar dhe presionin politik që pengon hetimet mbi rrjetet financiare që i mbështesin ato.

📌 Sipas Saša-s, edhe pse e djathta ekstreme po rritet në të gjithë rajonin, intensiteti i saj ndryshon nga një vend në tjetrin.

🎧 Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube për të kuptuar më shumë mbi sfidat dhe kontekstin e ekstremizmit në Ballkan.

Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.