
I inspiruar nga një familjar, Krenar Roka ka dashur medoemos të përjetojë jetesën në Shtetet e Bashkuara. Por, kur ka shkuar, ai tregon sesi “realiteti i është përplasur fytyrës”. Fillimisht student, ai më vonë është bërë bashkëthemelues i një biznesi që po rritet gjithnjë e më shumë.
Jun 18, 2023
20 min

Vetëm 2.1 për qind e totalit të të gjithë studentëve të regjistruar në universitete publike dhe kolegje private të Kosovës, kanë studiuar për shkencat matematiko-natyrore, në vitin akademik 2021/2022. Pse ky trend, dhe sa kanë perspektivë në Kosovë studimet në këtë fushë? Bisedojmë me Avni Berishën, profesorin e kimisë në Universitetin e Prishtinës dhe Fjolla Azemin, e cila ka studiuar për matematikë financiare në po të njëjtin universitet.
May 28, 2023
28 min

Në këtë edicion të podkastit Të flasim, do të diskutojmë për traumën. Mund të mësoni për shkaktarët që çojnë deri te kjo gjendje, për simptomat, e deri te shërimi.
May 14, 2023
21 min

A po përballeni me lodhje emocionale? A po ju duket që keni zbrazëti brenda vetes? Ndoshta e keni humbur edhe kënaqësinë në aktivitetet që dikur i donit? Nëse po, ndoshta po përballeni me lodhje kronike. Psikologia Fiona Muhaxheri na tregon pse dikush përballet me këtë gjendje dhe si mund të menaxhohet.
Apr 30, 2023
17 min

I renditur në listën e revistës Forbes, 30 under 30, Benjamin Kolenoviq, beson se mund të bëjë revolucion në botën e marketingut digjital. Më 2020, ai e ka hapur kompaninë e tij Growzillas dhe deri më tani i ka mbi 150 klientë në Kosovë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kolenoviq, i cili jeton në Prishtinë, beson se në Kosovë ka shumë pontecial për sukses, dhe se ka shumëçka për t’i dhënë vendit të tij.
Apr 16, 2023
20 min

Si të bëjmë zgjedhje të shëndetshme të të ushqyerit? Si t’i kontrollojmë nepset? A na lejohen ndonjëherë ushqimet me shumë vaj e sheqer? Këtyre dhe plot pyetjeve tjera rreth ushqimit u përgjigjet dietologia Vala Pupovci. Me të diskutojmë nëse ne jemi çfarë hamë dhe si lidhet ushqimi me gjendjen tonë emocionale e mendore.
Apr 2, 2023
22 min

Në këtë episod të podkastit Të flasim, bisedojmë me Suita Gorqin, 21-vjeçaren, e cila i kalon deri në 15 orë në ditë në TikTok. Përmbajtja në këtë platformë i është kthyer tashmë në punë. Me psikologen, Irma Sadikoviq, diskutojmë për rreziqet e trendeve që përhapen në TikTok - ngasja e makinës në deri 300 kilometra në orë, ngufatja e vetes deri në alivanosje dhe përzierjet e ilaçeve dhe alkoolit.
Mar 19, 2023
23 min

Në moshën 18-vjeçare, Tringa Krasniqi ka ëndërruar që të përfundojë studimet jashtë Kosovës. Mirëpo ideja e sigurimit të një burse i është dukur e pamundshme. Më vonë, pasi e ka jetësuar ëndrrën, ajo ka vendosur të hapë një qendër që u ndihmon të rinjve në procesin e aplikimit. Në këtë episod të podkastit Të flasim, diskutojmë me të për mundësitë e të rinjve për studime jashtë shtetit dhe përfitimet nga kjo përvojë.
Mar 5, 2023
16 min

Në këtë episod të podkastit Të Flasim, xhudistja Majlinda Kelmendi, futbollisti Vedat Muriqi, skitarja Kiana Kryeziu dhe artisti Lum Veseli na tregojnë si është ta përfaqësosh Kosovën në botë, lidhjen e tyre me flamurin e himnin e Kosovës dhe vullnetin për ta përmirësuar imazhin e shtetit të tyre jashtë kujfive.
Feb 19, 2023
40 min

Chatgpt është sensacioni më i ri në botën e inteligjencës artificiale. Ky aplikacion është i trajnuar që të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t'i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme. Në këtë episod të podkastit Të flasim, diskutojmë me njohësin e fushës së teknologjisë, Darsej Rizaj. Ai shpjegon se çfarë është aplikacioni Chatgpt, kujt i konvenon, kujt i prish punë, pse po e "shqetëson edhe gjigantin Google", dhe nëse po e ndryshon botëkuptimin që ekziston për inteligjencën artificiale.
Feb 5, 2023
23 min
Load more
