Shokët Bëjnë Muhabet
Shokët Bëjnë Muhabet
Tripika
Podcasti nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme dhe shtjellojme tema aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv.
#25 - Haveit
Haveit është një kolektiv arti i krijuar nga dy çifte motrash (Alketa Sylaj & Lola Sylaj, Hana Qena & Vesa Qena) të cilat paraqesin sfidat e tyre në një shoqni patriarkale. Në vitet e fundit, Haveit kanë bërë një seri performancash publike në Kosovë dhe rajon, në ballafaqim të tabuve si dhuna në familje, identiteti gjinor dhe dhunimet e luftës.
Feb 23, 2021
1 hr 26 min
#24 - Bind Skeja
Bindi është psikolog dhe themelues i "Linja e Jetës" e cila është linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjes. Me Bindin bisedojmë për ndikimin e rrjeteve sociale në psikologjinë njerëzore, ndikimin e dhunës në familje, stigmën ndaj vetvrasjës në shoqërinë Kosovare dhe shumë tema tjera.
Feb 4, 2021
1 hr 40 min
#23 - Arvan Berisha
Arvani është dizajner, ilustrues dhe animator shumë kreativ i cili gjithashtu jep mësim në Akademinë e Animacionit, ku i mëson të rinjtë për animacion.
Dec 27, 2020
2 hr 10 min
#22 - Veton Nurkullari dhe Eroll Bilibani flasin për DokuFest
Ju sjellim një epizodë pak më të veçantë me dy prej drejtuesëve të festivalit DokuFest, me të cilët flasim për tranzicionin e festivalit në formë plotësisht digjitale këtë vit, si dhe për tema tjera të ndryshme lidhur me gjendjen e industrisë së filmit në Kosovë.
Dec 27, 2020
1 hr 16 min
#21 - Grupi i artistëve, hulumtuesëve dhe kuratorëve të pavarur
Në këtë episodë folëm me Donjetë Muratin, Erëmirë Krasniqin dhe Dardan Zhegrovën në lidhje me fondin emergjent për kulturë i cili ende nuk është shpërndarë nga Ministria e Kulturës.
Jun 30, 2020
1 hr 19 min
#20 - Doriana Musai flet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë
Doriana dhe një grup i artistëve dhe aktivistëve me vite u munduan ta mbrojnë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shebja tinëzake e Teatrit ishte e mundur vetëm duke e përdorur rastin e pandemisë si pretekst. Në këtë epizodë të inçizuar para pandemisë, Doriana tregon çfarë kuptimi të thellë artistik dhe historik ka teatri dhe pse duhet të ruhet. Përveç asaj, flasim se si arsyet e shembjes së teatrit janë të pakuptimta dhe me qëllime të rreme.
Jun 30, 2020
1 hr 13 min
#19 - Ardian Tola flet për Bitcoin
Ardiani është ndërmarrës i cili jeton dhe vepron ne SHBA. Në vitet e fundita ai është fokusuar ne protokollin e Bitcoin, dhe në këtë epizodë ne bisedojmë se si Bitcoini mund ta transformojne plotësisht shoqërinë njerëzore. Përveç kësaj, hyjmë edhe në disa tema filozofike dhe analiza të situatës shpirtërore dhe filozofike në Botën Perëndimore.
May 4, 2020
2 hr 28 min
#18 - Bajram ‘Kafu’ Kinolli flet per atësi, art, dhe diskriminim
Bajram ‘Kafu’ Kinolli është vokalist dhe kantautor nga Kosova. Ai rrjedh nga një familje tradicionale roma me histori të gjatë të muzikantëve dhe interpretuesve. Ai udhëheq grupin ‘Gipsy Groove’, një bend që gërsheton muzikën e Ballkanit me reggae, jazz dhe funk, me qëllim theksimin e rolit të muzikës në procesin e ndërtimit të paqes. Si aktivisit I drejtave të njeriut, ai ka punuar për disa OJQ në Kosove dhe rajon.
Apr 15, 2020
2 hr 29 min
#17 - COVID-19, Vlerësim i situatës, rrezikut dhe zgjidhjeve
Nuk kemi mysafir kesaj rradhe, por e kemi pergaditur nje epizode te vecante per disa nga aspektet me te thella te situates me COVID-19. Materiali ne kete epizode eshte perkthim i nje podcasti origjinal nga kanali Rebel Wisdom ne YouTube, ku shpesh hapen tema per egzistencen dhe lidhjen me te thelle njerezore. Daniel Schmachtenberger është studiues i sistemeve komplekse njerëzore, prej aspektit biologjik në ate social. Ai është bashkëthemelues i Neurohacker Collective, ku edhe ka rolin e Drejtorit të Hulumtimit. David Fuller është gazetar, filmograf, dhe shkrimtar i cili ka fokus në jetën e thellë të brendshme dhe sociale. Ai është bashkëthemelues i Rebel Wisdom, një platforme multidisciplinare për ngritje njerëzore. https://www.youtube.com/watch?v=DJnbQTG12eg
Mar 30, 2020
1 hr 22 min
#16 - Ardian (FuGaa) Kurtolli flet për videolojna, e-zines dhe marketing
FuGaa është artist, marketer, dhe gamer i flaktë. Në podcast flasim si ai i kombinoi këto pasione në rininë e tij të paraluftës dhe pasluftës si një nga pionerët e parë të e-sports në Kosovë. Jepjani një ndëgjim! Nëse doni ta përkrahni podcastin tonë, mënyra më e mirë është duke e shpërndarë dhe duke i treguar shokëve tuaj për ne.
Mar 9, 2020
1 hr 49 min
Load more