Sbunker
Sbunker
Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.
Lexime - E28: Ferdinand de Saussure, “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme” me Rexhep Ismajlin, pjesa I
22 minutes Posted Oct 22, 2024 at 11:35 am.
0:00
22:37
Download MP3
Show notes

Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg të ri në studimet e gjuhës dhe mundësoi zhvillimin e gjuhësisë moderne. Teoria e tij për gjuhën përbën një zhvendosje paradigmatike dhe themeloi një lëvizje intelektuale që u quajt “strukturalizëm”, që pati ndikim rrënjësor jo vetëm në gjuhësi, por edhe në në teorinë e letërsisë, në filozofi, në studimet kulturore dhe në shkencat shoqërore. Për të biseduar rreth këtij libri na bashkohet përkthyesi i librit, profesori i gjuhësisë dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Rexhep Ismajli.