Sbunker
Sbunker
Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.
Çelnaja - E28: Femicidi në Shqipëri me Sidorela Vatnikajn
49 minutes Posted Feb 28, 2024 at 9:46 am.
0:00
49:30
Download MP3
Show notes

Në episodin 28 flasim me Sidorela Vatnikajn, aktiviste për çështje gjinore, rreth problemit të femicidit në Shqipëri. Numri i madh i vrasjeve të grave në Shqipëri ka shkaktuar debate dhe shqetësime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Me Sidorelën flasim për origjinën e dhunës mbi baza gjinore dhe shqyrtojmë rolin e shtetit në strehimin e viktimave të dhunës seksuale, dështimin e sistemit ligjor për mbrojtjen e viktimave, e mungesën e strehimoreve. Gjithashtu, diskutojmë për (mos)efikasitetin e qendrave korrektuese dhe mungesën e institucioneve rehabilituese për dhunuesit. Pyesim se si sistemi, në njëfarë mënyre, e mbështet dhunën me baza gjinore dhe femicidin.

Gjatë bisedës flasim edhe për gjuhën seksiste në mediet shqiptare dhe pandëshkueshmërinë e seksizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave. A ka mobilizim ne mesin e shoqërisë civile dhe cili është roli i institucioneve edukuese karshi femicidit? Sa punohet për luftimin e stigmës dhe në fuqizimin e grave, e grupeve të tjra të margjinalizuara me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre sociale, ekonomike dhe politike.

• Autor dhe moderator: Latif Mustafa

• Mysafire: Sidorela Vatnikaj

• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films


Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].


*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.