Rezultati i referendumit i vitit 2016 në Britani të Madhe për largimin e këtij shteti nga Bashkimi Evropian, ishte traumatik në shumë nivele. Së pari, ishte një goditje e madhe për një pjesë të qytetarëve të UK-së, të cilët ishin kryesisht të rinj, dhe njerëz më shkollim të lartë, e që mbështetën fuqishëm mbetjen në Union. Për këto kategori shoqërore, ishte krejtësisht e pa menduar, që të shihej UK jashtë BE-së. Por, tashmë ishte vonë, fushata që mbështeste largimin kishte pasur sukses dhe rezultati i referendumit ishte i qartë. Së dyti, e befasuar ishte edhe vetë BE, e cila për herë të parë po përballej më një situatë të tillë-UK ishte shteti i parë që po largohej nga Unioni në më shumë se shtatë dekada, qëkur BE po funksiononte në forma të ndryshme të organizimit. Dhe së treti, jo më pak të habitura ishin shtetet që pretendonin që një ditë të bëheshin pjesë e Unionit. E këtu e kam fjalën për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vende këto që “integrimin në BE” e kanë shndërruar në slogan politik prej vitesh.
https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90862/episodi-6-quot-britania-e-madhe-post-brexit-dhe-politika-saj-e-jashtme-quot-mysafir-gezim-krasniqi/

