Podcasti i karrierës
Podcasti i karrierës
AFTËSI.INFO
Podcast mbi arsimin, formimin profesional, punësimin, vetëpunësimin dhe vetpunësimin e të rinjve, dhe inovacionin.
Rovena Lico
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me  doktoreshën reumatologe, Rovena Lico, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim  studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë,  Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre  vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së  Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me  një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 
Aug 28, 2018
29 min
Edison Toro
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 23-të njihemi me Edison Toron, 34 vjeҁ,  i cili prej me  shumë se një viti ndryshoi krejtësisht profesion duke kaluar nga puna  në sektorin publik në kultivimin e peshkut dekorativ. Edhe pse i  diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Turqi si dhe nje eksperiencë  shumë vjeҁare në fushën e burimeve njerëzore, ai vendosi të mësonte një  profesion të ri, në një fushë që sipas tij është pothuajse fare e prekur  në Shqipëri. Dëgjoni historinë e tij nga bankat e gjimnazit në Turqi  deri në hapësirën mbushur me akuarium ku jetojnë dhe shumohen mbi 20  specie peshqish, njëri më i veҁantë se tjetri. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.
Mar 8, 2018
44 min
Jonel Kristo
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 22-të njihemi nga afër me sipërmarrësin energjik Jonel  Kristo, 32 vjeҁ. Pas studimeve të larta për Ekonomiks dhe Investim në  Wisconsin, SHBA, kthehet në Shqipëri dhe punon shkurtimisht pranë një  banke për të kuptuar që ajo që donte vërtetë ishte të vetëpunësohej.  Kështu ai nis rrugëtimin e tij si sipërmarrës, zhvillues dhe menaxhues  projektesh kryesisht në fushën e turizmit, zhvillimit profesional dhe  teknologjisë. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 
Feb 10, 2018
34 min
Martin Toro
Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I  apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki  studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te  kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë  Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për  më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si  veteriner syri në Kanada. 
Nov 30, 2017
25 min
Kushtrim Xhakli
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli.  Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të  produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi  i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e  Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit,  Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga  bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected Baltics, pjesë e grupit SIGFOX,  një nga ofruesit më në zë të shërbimeve ndërlidhëse të Internet of  Things në botë. Dëgjoni historinë e tij frymëzuese, dhe njihuni me një  sipërmarrës të vërtetë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 
Aug 11, 2017
43 min
Evis Kazazi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis  Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events.  Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash,  ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për  ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013  Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj.  Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë të vërtetë. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 
Jun 30, 2017
34 min
Elvis Plaku
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 25-të njihemi me konsulentin e marketingut dixhital dhe  komunikimit, Elvis Plakun. Pas edukimit në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit, ai  vendos të kthehet dhe të punoj në Shqipëri me dëshirën për të dhënë  kontributin e tij. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme si  muzikant trombe e deri në ditët e sotme si konsulent komunikimi.  Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution.
Apr 28, 2017
42 min
Agim Barushi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 21-të njihemi nga afër me sipërmarrësin frymëzues e të  pa lodhur Agim Barushi, 36 vjeҁ. Pasi ndjek shkollën profesionale për  mobileri, paralelisht me studimet për inxhiner, vendos të fillojë punën  për të hapur mobilerinë e tij. Në atë kohë, 12 vite më parë, hapësira ku  punonte ishte 70 metra katrorë me një makineri të ndërtuar vetë. Sot,  ai drejton një ekip prej 12 bashkëpunëtorësh (sic preferon ti quaj  punëtorit e tij) në një hapësirë prej 740 metra katrorë, me makineri  moderne të cilat mbulojnë tëgjitha etapat e prodhimit të mobiljeve me  porosi. Rrëfimi i Agimit për profesionin e tij, është prekës pasi tregon se  sa përkushtim dhe sakrificë ka në brendësi të sipërmarrjes së tij. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licensën Creative Commons Attribution. 
Dec 25, 2016
29 min
Ejona Zaimaj
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 20-të njihemi nga afër me sipërmarrësen e guximshme  Ejona Zaimaj, 29 vjeҁ. E diplomuar në financë publike në Ankara, ajo  zgjedh pas tre vitesh eksperience në këtë fushë të ndryshojë tërësisht  drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses  dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Sot, Ejona e ka lënë pas  krahëve vitin e parë të krijimit të fermës dhe ndan me ne eksperiencat,  të mirat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kesaj rruge. Dëgjim të këndshëm!  Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution.
Oct 12, 2016
35 min
Kleidi Eski
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 19-të njihemi nga afër me animatorin e talentuar Kleidi Eski,  29 vjeҁ. Kleidi nuk priti më gjatë se mosha 15-vjeҁare për të filluar  punë pranë një nga Radiove më në zë në atë kohë. Paralel me shkollimin  dhe diplomimin në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik në Tiranë,  Kleidi grumbulloi eksperiencë si dizenjator duke punuar pranë disa  studiosh me emër. Prej rreth 10 vitesh, ai ka punuar me një formë tjetër  dizenjimi, atë të animacionit. Na ndiqni në këtë episod për të dëgjuar  rrugëtimin e tij profesional si dizenjator multidisiplinor. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution). 
Sep 21, 2016
27 min
Load more