
Në episodin e katërt të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio fokusi ka qenë tek të dhënat investigative mbi ngërçin e padive të dëmeve ku kryesojnë si me të paditurit IKMT, OSHEE, Policia, dhe Autoriteti Rrugor. Janë përfshirë gjithashtu edhe rrëfime të familjeve që ngritën padi, rrëfimi personal të një gjyqtari të lartë që veç historisë familjare tregon se ligji parashikon që shtetasit shqiptarë mund të ngrenë padi dëmshpërblimi edhe për tejzgjatje gjykimi si dhe ndaj zyrtarëve që dënohen për korrupsion.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Jan 28, 2024
53 min

Në sfidën e madhe të quajtur jetë gjithkush rrëzohet ama të paktë janë ata që refuzojnë të mposhten. I pafati është fatlum kur lufton për të drejtën e tij, viktima është hero kur në pah del ajo çfarë është e vërtetë. Ky podcast është i bazuar në histori reale, rrëfyer nga vetë protagonistët. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Dec 30, 2023
41 min

Ky takim nis me rrëfimin e një fëmije që për disa vite ka përjetuar dhunë në familje. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës i mituri po trajtohet nga psikologët. Më pas vijon me rrëfimin një gruaje që duroi për vite me radhë, nuk denoncoi dhe që në fund e kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik. Gjyqtari Adriatik Bocaj shpjegon më tepër rreth urdhrit të mbrojtjes dhe rasteve konkrete, po ashtu edhe noterja Eliona Saliaj denoncon situatën e trashëgimisë sa i përket grave, vajzave dhe nënave shqiptare.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Nov 25, 2023
40 min

Anila Hoxha intervistoi gruan që çoi në SPAK kallëzimin e saj për çështjen më të bujshme atë të Ranës së Hedhur në Velipojë. “Historia e Lulë Zefi është vetëm maja e ajsbergut”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në podcast-in e saj “Fol”, i pari që guxon, të trajtojë tema “të paprekshme” deri tani në mediat shqiptare.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Oct 28, 2023
46 min

Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të cilët do të tregojnë përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast do të sillen histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë i cili do të sillet si ilustrim për fenomene të caktuara, do të kemi gjyqtarë, që flasin për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen. Synojmë që përmes 12 temave të përzgjedhura që prekin çështjet më të rëndësishme në vend jo vetëm të investigojmë, por t’i flasim për herë të parë audiencës radiofonike.
Na ndiqni të shtunën e fundit të çdo muaji, ora 18:00.
Oct 23, 2023
37 sec
