Show notes
Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (Albanian Women Empowerment Network)--AWEN është krijuar në1 korrik 2009 (dhe regjistruar në 27 dhjetor 2011) si një nismë e tetë organizatave jo-fitimprurëse qëfokusohen në mbrojtjen e gruas, me mbështetjen e çmuar të Fondacionit Kvinna till Kvinna. Themelimi ikëtij rrjeti u bë një domosdoshmëri për të forcuar bashkëpunimin midis këtyre organizatave, për të rriturndikimin e ndërhyrjeve dhe iniciativave të përbashkëta dhe për të fuqizuar lëvizjen feministe nëShqipëri. Tani, AWEN është një rrjet i regjistruar zyrtarisht, i cili përbëhet nga organizata të vendosuranë shtatë qarqe të Shqipërisë nga veriu në jug, ku jetojnë dy të tretat e popullsisë shqiptare.Ndërsa fillimisht filloi si një rrjet prej tetë organizatash (2011), rrjeti aktualisht numëron 10 organizataanëtare. Organizatat anëtare të AWEN përqëndrohen në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave tëgrave dhe avancimin e çështjeve të barazisë gjinore në Shqipëri dhe kanalizojnë punën e tyre nëdrejtime të ndryshme si ofrimi i një shumëllojshmërie shërbimesh të specializuara mbështetëse përgratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje, shpërndarjen e informacionit, lobimin dhe avokimin,ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë, kryerjen e rishikimeve dhe hulumtimeve etj., në të gjithëShqipërinë.Sot, Rrjeti përbëhet nga 10 organizata nga rajone të ndryshme të vendit:• “Qendra Shqiptare për Gratë me Probleme Sociale” (Durrës);• “Unë Gruaja” (Pogradec);• “Agritra Vision” (Peshkopi);• “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC, Tiranë);• “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” (Tiranë);• “Gruaja për Gruan” (Shkodër);• “Forumi i Gruas Elbasan” (Elbasan);• "Qendra Psiko-Sociale Vatra” (Vlorë);• “Jona” (Sarandë);• “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (Tiranë);



