Albanian Role Models
Albanian Role Models
FuturAL
Nëpërmjet këtij projekti, FuturAL dëshiron të promovojë " Modelet që frymëzojnë të rinjtë" në Ciklin " 19 minuta" një format i ri por dinamik i cili do ju befasojë me risitë dhe modelet pozitive.
Ema Meçaj
Rëndësia e ushqimit në një këndvështrim mjekësor Podcast me Ema Meçaj e cila ndan me ne mesazhe të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme.Të jesh i shëndetshëm nis nga zgjedhja jote se çfarë i lejon dhe çfarë duhet të mbajmë larg trupit tonë. Kujdes! Mos nguroni të derejtoheni tek mjeku spcialist për çdo çrregullim të të ngrënit. Trupi jonë ka nevojë për lëndë të ndryshme ushqyese në sasi të caktuara, pasi nevojat e secilit prej nesh janë të ndyshme, në varësi të moshës zhvillimit tonë fizik. Disa probleme shëndetësore që krijohen sot nga kequshqyerja janë obeziteti, anemia, anoreksia nevore, bulimia të cilat ndikojnë tek problemet shëndetësore të individit. Kujdesuni për veten dhe shëndetin tuaj.  Në këtë podcast do të merrni këshillat e duhura për temat: Si ndikon keq ushqyerja në sistemin tonë imunitar, tretës por dhe në sistemin tonë mendor. Dieta e balancuar dhe me ushqime të shendetshme, do të ishte idealja për trupin tonë. Si krijohet varësia nga ushqimet fast-food dhe cila do të ishte zgjidhja ideale për të hequr dorë nga këto ushqime.  Ndërgjegjësimi i të rinjve për shëndetin fizik mendor dhe riprodhues.
Feb 8, 2024
15 min
Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi
Dietat jo gjithmonë zgjidhja e problemeve shëndetësore. Të rinjtë dhe influencimi nga mediat sociale. Mire apo gabim?! Podcast me Romina Xhaferi & Ornela Xhaferi dy motra të cilat ndajnë me ne eksperiencën e tyre drejt rrugës të një ushqyerje të shëndetshme.  Ato theksojnë se ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.  Gjithashtu japin përvojën e tyre jetësore, theksojnë se për të krijuar një dietë të shëndetshme, duhet të bazohet në burime të besueshme jo në “pseudo dieta” të postuara në media sociale. Një dietë e shëndetshme përfshin një gamë të gjerë ushqimesh, është e rëndësishme të keni parasysh se çdo person ka nevoja të ndryshme ushqimore në varësi të moshës, peshës, nivelit të aktivitetit fizik dhe gjendjes së shëndetit kështu që vetëm një ekspert ose dietolog mund të japë udhëzimet e duhura. Duhet të edukohemi personalisht rreth ushqimit dhe vlerave ushqimore. Të mësojmë për përmbajtjen e ushqimeve, efektet e tyre në trup dhe të krijojmë këndvështrime të shëndetshme mbi ushqimin.
Feb 1, 2024
15 min
Sengla dhe Enki Elia
Podcast me Jesmina Sengla dhe Enki Elia të cilat mbrojnë dëshirat dhe dashurinë e tyre për ushqimin, por në forma të ndryshme.Dilema për të zgjedhur rrugën e një ushqyerje të shëndetshme apo të ndjekësh rrugën ku shijet ushqimore të drejtojnë është e vështirë. Kush fiton sipas jush?! Sfida fast-food apo ushqimi i shëndetshëm? 
Jan 26, 2024
18 min
Vangjush Bulli
Sporti dhe ushqyerja e shëndetshme janë dy elemente kyçe për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Nëse i kombinoni ato në mënyrë të përsosur, do të ndikoni pozitivisht në jetën tonë. Sporti është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin në formë, por dhe për të arritur maksimumin nga aktiviteti fizik, është e rëndësishme të kujdeseni për ushqyerjen tonë. Për këto tema dhe të tjera podcast me Vangjush Bullin.
Jan 18, 2024
13 min
Alketa Çollaku
Ndryshimet në mendësi dhe hendeku midis brezave. Mësuesi si një vëzhgues i progresit apo edhe regresit social. Mësuese Alketa Çollaku ndan me ne eksperiencën e saj dhe na bën të reflektojmë për brezat dhe kontributin e mësuesit dhe shkollës në ndryshimin e mendësive. Diskutim lidhur me fëmijët dhe të ushqyerit e shëndetshëm. “Buka me vete” sot një turp për të rinjtë apo zgjidhja e duhur?! Po mësuesit si kontribuojnë në zhdukjen e disa mendësive që pengojnë të rinjtë të kujdesen për veten.
Jan 14, 2024
17 min
Silva Dervishi
Podcast me Silva Dervishin diskutim lidhur me aktivizimin e të rinjve në mënyrën "të mësojmë duke bërë". Promovimi i serave dhe ambienteve ku të rinjtë mund të angazhohen duke u kujdesur vetë për kopshtin e tyre, duke kuptuar kështu se ajo që mësojnë në shkolla dhe në komunitet është e pamjaftueshme nëse nuk lidhet apo kryqezohet me këto aktivitete informale të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin personal dhe jo vetëm të personit. Në këtë mënyrë të rinjtë kuptojnë rëndësinë e asaj që bëjnë vetë dhe kujdesen më pas për konsumimin e tyre.
Jan 5, 2024
16 min
Vitjona Begeja (Sesioni i dytë)
Tema për këtë sesion të dytë podcasti është: "Fëmijët me Aftësi Ndyshe. Hapat që duhet të ndjekim për arsimimin e tyre, por jo vetëm". Ky podcast u realizua me Vitjona Begeja. Psikologe klinike e specializuar për problematikat e zhvillimit të fëmijës dhe Spektrit të Autizmit. Drejtuese e Qendrës “Equilibrium”, organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokusin e saj trajtimin e fëmijëve me problem të zhvillimit.
May 19, 2023
15 min
Vitjona Begeja
Podcast me Vitjona Begeja. Psikologe klinike e specializuar për problematikat e zhvillimit të fëmijës dhe Spektrit të Autizmit. Drejtuese e Qendrës “Equilibrium”, organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokusin e saj trajtimin e fëmijëve me problem të zhvillimit. Tema për këtë sesion podcasti është: "Si teknologjia ndikon në zhvillimin e fëmijëve" duke u fokusuar tek fëmijët me problematika të zhvillimit.
May 10, 2023
13 min
Marina Gusho
 Marina Gusho e cila ka mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi në universitetin e Histori-Filologjisë, ndërsa ka përfunduar ciklin master për Mësuesi. Pjesë e projekteve të ndryshme me në qendër të rinjtë por dhe aktiviste për të drejtat e grave dhe vajzave tek shoqata “Unë, Gruaja”. Rreth dy vite është angazhuar duke dhënë kontributin e saj tek Gjimnazin “Ismail Qmali” Tiranë, ka vijuar punën e saj Fondacioni Nehemiah Gatewey, pjesë e stafit të një projekti social në shkollën “Amaro Tan”. “Artivist Stafetë” synon të japë një kontribut të rëndësishëm tek të rinjtë mbi për të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike të BE-së. Ky podcast u zbatua në kuadër të “Projektit Artivist Stafetë” - Podcast Caravan, zbatuar nga FuturAL financohet nga Delegacioni Evropian në Shqipëri (IPA/2020/421-822). Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e shoqatës zbatuese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrimi i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
Dec 22, 2022
16 min
Yllka Lipo
Podcast me “Psikologji orientim profesional”. Anëtare e Regjistrit Themeltar të Urdhërit të Psikologut. Prej shtatë vitesh punon si psikologe shkolle, por njëkohësisht është dhe drejtuese e shërbimit Psiko-Sociala. “Artivist Stafetë” synon të japë një kontribut të rëndësishëm tek të rinjtë mbi për të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike të BE-së. Ky podcast u zbatua në kuadër të “Projektit Artivist Stafetë” - Podcast Caravan, zbatuar nga FuturAL financohet nga Delegacioni Evropian në Shqipëri (IPA/2020/421-822). Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e shoqatës zbatuese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrimi i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
Dec 20, 2022
14 min
Load more