Show notes
Ju prezantojmë sot Xhesika Maçin, gazetare, shkrimtare, skenariste prezantuese dhe është vetëm fillimi. E re në moshë por na ofron modelin, modelin që rrëzon stereotipet dhe ndërton frymëzim se me punë, talent e këmbëngulje gjithçka mund të arrihet! Siç e thamë Xhesi është autore e librit "Gruaja e Hekurt" Botuar në vitin 2018 nga shtëpia botuese "Dita Print".Një roman i cili mbart një mesazh të fortë dhe të vetëm atë mesazh universal që gratë dhe vajzat munden me gjithçka, ata ia dalin sado sfida ti dalin përpara.Xhesi është edhe aktiviste e të drejtave të studentit ku gjatë vitit 2020 ka qenë shumë aktive me artikuj për të drejtat e studentëve. Po nuk mund të harrojmë pa i përmendur që ka qenë skenariste e emission “Valixhja” në televizionin Skampa. Apo skenariste e prezantuese në Dritare.net në emisionin e saj “Sot me Xhesin” Xhesin e pret një e ardhme e madhe dhe ne duam të jëmi pjesë e saj, për të dëshmuar të gjitha arritjet e saj! “Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës për përmbajtjen”



