Ta Thotë Jonka | TOP ALBANIA RADIO Podcast

Ta Thotë Jonka | TOP ALBANIA RADIO

Top Albania Radio
Koncepti i sotëm për jetën është totalisht ndryshe nga 10 apo edhe 5 vjet më parë. Infrastruktura e përcjelljes së informacionit, mënyra se si kryejmë detyrat e përditshme, koncepti i zbavitjes, i formimit profesional e personal takohen të gjitha dikur me digjitalen. Algoritmet tashmë qeverisin botën. Jonka do të trajtojë në dy orë emision çdo javë, koncepte të avancimeve teknologjike e inxhinierike të cilat në metropolet e zhvilluara po bëhen krejt të zakonshmen e në mënyrë të pashmangshme do të vijnë edhe në të përditshmen tonë. Më shumë sesa orë mësimi, emisioni do të shpjegojë marrëdhënien tonë me teknologjinë, nga smartphone-i, rrjetet sociale, hapësira virtuale, karriera në të, monetizimi dhe gjithçka fshihet pas tyre.
Sipërmarrësi Eduart Istrefi: “Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë cdo ditë e më shumë në zhvillim!”
Sipërmarrësi i sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, Eduart Istrefi i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për zhvillimin e madh që sektori i bujqësisë dhe blegtorisë po has në vendin tonë. Jo vetëm që po zgjerohet si industri, por fermerët sipërmarrës tanimë kanë dhe sisteme të avancuara automative.
Jul 27, 2021
39 min
Jonka na prezanton me të ardhmen e “Apple”!
Emisioni “Ta Thotë Jonka” vjen edhe ditën e sotme me shumë gjëra interesante rreth teknologjisë. Një episod i veçantë ku më tepër u diskutua për kompaninë “Apple” dhe gjithçka rreth saj. Gjithashtu, Jonka tregoi dhe rreth risive që pritet të sjellë kjo kompani.
Jul 20, 2021
38 min
Jonka tregon nivelin e përfshirjes së vajzave në sektorët e teknologjisë! Konsulentja e sigurisë kibernetike, Arsela Istrefi, jep këshillat që duhet të keni parasysh gjatë navigimit në internet!
Një episod ndryshe ditën e sotme në “Ta Thotë Jonka”, teksa Jonka u përqëndrua te përfshirja e vajzave në sektorët e ndryshëm të teknologjisë si dhe te punësimi i tyre pikërisht në këta sektorë. E ftuar në një lidhje telefonike ishte Arsela Istrefi, e cila është konsulente e sigurisë kibernetike. Ajo diskutoi mbi temën e këtij episodi, si dhe dha disa këshilla se si të mbrohemi gjatë navigimit në internet.
Jul 13, 2021
36 min
Kontrolli nga robotët, ndryshimet teknologjike që po ndodhin në botë dhe që së shpejti do të mbërrijnë në vendin tonë!
Në këtë episod, Jonka u përqëndrua te kontrolli i njerëzve nga robotët. Ky kontroll nga inteligjenca artificiale, ky survejim, ka filluar tashmë në disa vende siç shprehet ai. Madje shembull mori Kinën, ndërkohë që tregoi suksesin që ky shtet arriti pikërisht në luftën ndaj koronavirusit. Siç shprehet ai, kjo ishte mënyra që Kina ia doli të hapej para pjesës tjetër të botës, pasi kontrollonte lëvizjet e kujtdo dhe gjobiste atëhere kur duhej.
Jul 6, 2021
40 min
Jonka flet për çipat, zbuloni a po na i vendosin ato nën lëkurë pa e kuptuar!
“Ta Thotë Jonka”, emisioni i preferuar i atyre që dinë rreth teknologjisë, por edhe shkolla më e mirë për ata që nuk kanë informacione teknologjike, erdhi edhe këtë të hënë. Në episodin më dinamik mund të themi, me temën më interesante, Jonka foli pikërisht për çipat e shumëpërfolur.
Jun 29, 2021
51 min
Brenton Bënja: “Kompanitë e smartphone-ave po shkaktojnë ndotje shumë të madhe në mjedis!”
Iftuar në “Ta thotë Jonka” për të folur rreth mbetjeve elektronik ishte Brenton Bënja nga Geek Room. Ai ka treguar se në përdorimin e përditshëm të pajisjeve teknologjike duhet të kemi kujdes. Nëse diçka nuk funksionon në smartphone-in tonë, nuk duhet të kemi maninë ta hedhim, por të gjejmë mënyra si mund ta riparojmë.
Jun 22, 2021
56 min
Stilisti Niko Komani: “Në Shqipëri janë bërë të gjithë bloger!”
I ftuar në “Ta thotë Jonka” për të folur rreth modelimit virtual, pra të qenit një model/e në rrjete sociale ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Si një njohës i mirë i modës dhe ‘fashion’, Niko ka treguar se në Instagram nuk mund të jenë të gjithë model.
Jun 15, 2021
51 min
Inxhinieri i teknologjisë, Arbenit Kryeziu: “Nuk është shumë larg globalizimi i makinave autonome”
Iftuar në “Ta thotë Jonka”, inxhinieri i IT, Arbenit Kryeziu i cili jeton dhe punon në Gjermani në profesionin e tij ka zbuluar detaje interesante rreth automjeteve autonome. Këto makina, të cilat nuk kanë nevojë për shofer, por vetëm për pasagjer do të jetë e ardhmja e transportit global.
Jun 1, 2021
52 min
Përfaqësuesi i Blink Team: “Vetëm duke luajtur ‘Counter-Strike’ bëjmë një jetë më të mirë se mesatarja në Shqipëri”
Holger Cara nga Blink Team, skuadra e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në lojërat online që organizohen, siç është ‘Counter-Strike’,  i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për eksperiencën e tij si profesionist në këtë fushë. Cara u shpreh se në Shqipëri nuk ka federata të mirëfillta për t’i trajtuar ata si të tillë dhe madje ai zbuloi dhe një incident që ka ndodhur gjatë një kampionati lojërash, ku i ikën dritat. Megjithatë, dukeqënëse skuadra e tyre renditet në “Top 60” e skuadrave më të mira, Holgeri u shpreh se gjenerojnë mjaft të ardhura për të jetuar më mirë se mesatarja e jetesës në Shqipëri, vetëm duke zhvilluar lojëra ‘online’.
May 25, 2021
53 min
Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj: “Besoj se brenda dy vitesh në Shqipëri do të ketë valë 5G”
Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj i ftuar në emisionin “Ta thotë Jonka”, ka folur rreth temës së telekomunikacionit dhe valëve 5G të internetit. Në vende të zhvilluara si Gjermania apo Amerika është implementuar si frekuencë, por është ende në hapat e para të zhvillimit. Por, se kur do të ketë mundësinë Shqipëria ta ketë shpejtësinë 5G të internetit, Besmiri flet rreth eksperimentit që është bërë.
May 11, 2021
51 min
Load more