Show notes
Ish-zëdhënësja e ish-kreut të PD-së, Sali Berishës, Erla Mëhilli ishte e ftuar në ‘Ndryshe’ në një intervistë me plot humor dhe të pathëna rreth saj. Edhe pse tanimë jo në pozicionin e zëdhënëses së ish-kryeministrit, njerëzit sërish e quajnë si të tillë pasi ka qenë një detyrë që e ka ushtruar jo pak por për plot 12 vite. Si ndihet Mëhilli për këtë gjë dhe sa e ndikon kahu politik në punën e saj të tanishme në televizion?

