Show notes
E ftuar në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Edith Harxhi. Diplomate dhe politikane, si dhe mbështetëse e Berishës, Harxhi dha një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, ku u shpreh për politikën dhe jo vetëm. Lidhur me “foltoret”, shumë të organizuara së fundmi në vendin tonë, Harxhi dukej vërtet e lumtur, duke e parë këtë si një risi dhe ndryshim që i duhej Shqipërisë.

